Kanosi prindërit e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka kanosur prindërit e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:45, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Gjilan  22.04.2024 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.  /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

​Nis takimi në mes anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe delegacionit të Çekisë

Read Next

Themelorja dënon me 62 vite burgim gjashtë të akuzuarit për veprën penale të dhunimit