Thellohet kriza, Sri Lanka nuk ka më ilaçe

Mjekët e Sri Lankës kanë paralajmëruar se janë pothuajse pa ilaçe që shpëtojnë jetë dhe thonë se kriza ekonomike e vendit kërcënoi një numër më të madh vdekjesh sesa pandemia e koronavirusit.

Javët e ndërprerjeve të energjisë elektrike dhe mungesat e rënda të ushqimit, karburantit dhe produkteve farmaceutike kanë shkaktuar krizë të thellë në Sri Lanka, e cila po vuan rënien më të keqe ekonomike që nga pavarësia në vitin 1948.

Shoqata Mjekësore e Sri Lankës  tha se të gjitha spitalet në vend nuk kishin më akses në mjetet mjekësore të importuara dhe ilaçet jetike./AnabelMedia/

Read Previous

Kamberi reagon për shkarkimin e Sinanit: Ti jo, ata sot humbën gjithçka bashkë me nderin

Read Next

Gara për titull, Inter në avantazh ndaj Milan e Napoli