Kamberi reagon për shkarkimin e Sinanit: Ti jo, ata sot humbën gjithçka bashkë me nderin

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, njëherit kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka reaguar pas shkarkimit të kryetares së Preshevës, Ardita Sinani.

Kamberi përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se kundërshtarët politik sot humbën gjithçka bashkë me nderin.

“Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin. Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetëmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën”, ka shkruar Kamberi.

Ardita Sinani u shkarkua sot nga Kuvendi Komunal i Preshevës me 20 vota për, asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura.

/Telegrafi/

Read Previous

Në ditën e kafshëve shtëpiake, jepini më shumë lumturi miqve katërputrosh

Read Next

Thellohet kriza, Sri Lanka nuk ka më ilaçe