Financimet e paligjshme, Murati: Ligjet në letër nuk mjaftojnë, të dëshmohet integriteti financiar
Mbi 90 të rinj në Kosovë, të moshës 15 deri në 24 vjet, nuk kanë kurrfarë angazhimi. Ata as nuk janë të nuk janë të punësuar, as nuk ndjekin shkollim e as trajnime.
Sipas anketës së fuqisë punëtore të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2025, numri total i tyre është 90 mijë e 550.
47 mijë e 816 prej tyre janë femra, ndërsa 42 mijë e 734 janë meshkuj.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i tyre është rritur për rreth 8 mijë. Sipas raportit të ASK’së, atëherë shifra e këtyre të rinjve ishte 82 mijë 775.
Kjo kategori, që njihet si NEET, përbën 35% të popullsisë së re në vend. NEET është tregues që përfshin të rinjtë të cilët në momentin e anketimit nuk kishin një vend pune dhe njëkohësisht nuk ndiqnin shkollim apo ndonjë trajnim.
Bazuar në të dhënat e ASK’së, si të punësuar nga kjo grupmoshë figurojnë 72 mijë e 695 të rinj.
47 mijë e 62 janë meshkuj, ndërsa 25 mijë e 633 janë femra.
19 mijë e 677 të tjerë ndërkohë figurojnë nga kjo grupmoshë si të papunë. Persona të papunë cilësohen ata që gjatë javës së referencës kanë qenë të papunë, por që kishin kërkuar punë në mënyrë aktivfe gjatë katër javëve të kaluara dhe ishin të disponueshëm për të filluar punë menjëherë ose brenda dy javësh. /Buletini Ekonomik/

