“The Rock”, diamanti i bardhë del në ankand, pritet të shitet për 30 milionë dollarë

Diamanti më i madh i bardhë i shitur do të dalë në ankand këtë javë në Gjenevë,  pjesë e një shitjeje nga Christie’s.

Diamanti përmban 2 gurë që peshojnë më shumë se 200 karat secili.

“The Rock’ një gur në formë dardhe, afërsisht me madhësinë e një topi golfi, pritet të shitet deri në 30 milionë dollarë, tha drejtuesi i ankandit.

“Shpesh me këta gurë më të mëdhenj, ata sakrifikojnë një pjesë të formës për të mbajtur peshën,” i tha Reuters Max Faëcett, kreu i departamentit të stolive të Christie’s në Gjenevë.

“Kjo është një formë e përkryer simetrike në formë dardhe dhe një nga perlat më të rralla të është shitur ndonjëherë në ankand.”

Çmimet e diamanteve janë rritur nga sanksionet ndaj Rusisë.

Rekordi i fundit për një diamant të shitur në ankand është vendosur në vitin 2017./abcnews.al/

Read Previous

Shqiptarët marrin me qira hotelin me 48 dhoma në Gjermani dhe e kthejnë në “shtëpi bari”

Read Next

Turistët bien në greminë në Valbonë, dyshohet për të vdekur