“The Mirror”: Ksamili si Maldivet e Europës

Dikur një vend i ndaluar për turistët britanikë, sot është shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë plazheve të tij magjepsëse dhe çmimeve të lira. Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike “Mirror”, e cila vlerëson rivierën shqiptare si më të mirën në të gjithë Europën.

Sipas saj pas disa dekadash nën regjimin komunist, Shqipëria hapi dyert për turistët në fund të shekullit të XXI dhe që atëherë ndërtesat gri të epokës komuniste janë zëvendësuar me peizazhet shumëngjyrëshe të qytetit dhe një kulturë elegante kafenesh.

Për më tepër, plazhet e vendit janë vlerësuar si disa nga më të mirat në të gjithë Evropën. Ksamili, një fshat bregdetar në Rivierën Shqiptare, është krahasuar me Maldivet nga përdoruesit e TikTok-ut dhe influencuesit e udhëtimeve.

Në analizën e saj se përse duhet zgjedhur Shqipëria veçohen edhe çmimet e favorshme, ku kostoja mesatare e një birre është vetëm 2 euro ndërkohë që fluturimet drejt kryeqytetit shqiptar nga Londra nisin nga rreth 70 euro. Artikulli rekomandon gjithashtu vizita edhe në Tiranë për ndërthurjen mes të vjetrës dhe të resë./Tv Klan

Read Previous

Rumania me inflacionin më të lartë në BE, Lituania e fundit

Read Next

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë