Edhe pse pranvera e vera jane stinët e lulëve dhe pemëve e ku gjelbërimi duhet të dominojë, në Gjakovë kjo nuk ndodhi. Qytetarët nuk patën mundësi të jetonin mes luleve dhe gjelbërimit, por as t’i presim bashkatdhetarët tane ashtu siç e meritojnë, me rrugë të cilat kanë sinjalistika të rregulluara.
Parku i madh i qytetit të Gjakovës nuk e ka pamjen siç e kishte më parë, këtu vërehet thatësi kudo, madje shpesh edhe mbeturina. Xhelal Bellaja, menaxher i Operatiovës në KRM “Çabrati” për kamerën tonë shprehet se kjo kompani ka marrëveshje me komunen e Gjakovës për ta mirëmbajtur territorin e qytetit, por i nxehti i madh po e bënë të pamundur që pamja të jetë ashtu siç deshirojmë të gjithë.
Tutje Bellaja ka shtuar se me ardhjen e bashkëatdhetarëve prioritet i është dhënë me teper grumbullimit të mbeturinave dhe se punëtorët kanë punuar edhe jashtë orarit në mënyrë që qyteti të jetë sa më i paster, prandaj e kanë neglizhuar pak ujitjen e pemëve
Bellaja gjithashtu në fund ka apeluar që edhe qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjësuar në raport me hudhjen e mbeturinave duke u përpjekur që bashkarisht të ruajmë secilën hapësirë gjelbëruese.