Një person në Prishtinë, në rrugën “Ilir Konushevci”, deshi ta mashtrojë Policinë e Kosovës se kinse u rrah nga disa persona.
Disa video-incizime e “tradhtuan”, të njëjtin.
Burimet kanë treguar se i dyshuari ka raportuar se është lënduar pasi ndaj tij kanë ushtruar dhunë fizike 4 persona më datë 26 prill.
Pas zhvillimeve të hetimeve, me urdhër të prokurorit, janë siguruar disa video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetes lëndime trupore duke e gërvishtur veten me thikë.
I njëjti, siç mësoi Sinjali, u dërgua menjëherë në mbajtje. /Gazeta Sinjali/