Tetori rozë,muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetorit Roze, nënkupton fillimin e Muajit të Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Muaji i Vetëdijësimit të Kancerit të Gjirit, i shënuar në vende të botës çdo tetor, ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje. Mamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Kjo procedurë mund të kryhet në çdo kohë, por për më tepër rreth saj na tregonë edhe teknikia e mamografisë Iliriana Xhepa,e cila thotë se jo vetem në këtë muaj të bëhen kontrolla por gjatë gjithë vitit.

Xhepa fton të gjitha gratë te vinë të vizitohen të mos hezitojnë,dhe të kujdesen për shendetin e tyre.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme mbi shkaqet e kancerit të gjirit, prandaj, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet gurthemeli i kontrollit të kancerit të gjirit. Kur kanceri i gjirit zbulohet herët, dhe nëse diagnoza dhe trajtimi adekuat janë në dispozicion, ekziston një shans i mirë që kanceri i gjirit të shërohet thonë për më tepër eksperet e kesaj fushe .

Read Previous

Gërvalla priti në takim lamtumirës Federicin

Read Next

Berisha – Vuçiqit: Kujdes me shqiptarët se do përfundosh si Millosheviqi