Instituti kombëtar i shëndetësisë publike ka njoftuar që pas një periudhe dyvjeqare të punës intensive, ka marrë vendim të ndërpres marrjen e mostrave dhe testimin për sars-cov-2 si dhe lëshimin e rezultateve ditëve të diela.
Ky vendim është marrë për shkak të përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike në Kosovë. E një vendim të tillë janë duke e respektuar edhe në qendrën rajonale të shëndetësisë publike në Gjakovë, Safete Kamberi drejtoreshë në këtë qendër e konfirmoi këtë për televizionin Syri përmes telefonit, e cila mes tjerash tha se ky vendim është marrë me uljen e dukshme të rasteve me Covid-19 si dhe uljes së kërkesave për testim për sars-cov-2.
Ekspertët shëndetësor apelojnë te qytetarët që të vaksinohen me dozën e tretë dhe përforcuese pasi është forma më e mirë e mbrojtjes kundër Covid-19.