Testi i arritshmërisë do të mbahet në dy ditë

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Popovci, ka njoftuar se mënyra e mbajtjes së testit të arritshmërisë i cili mbahet në fund të klasës së nëntë, ka ndryshuar. Ky test tash do të organizohet në dy ditë.

Në ditën e parë do të jetë testi nga gjuha shqipe, angleze, historia dhe gjeografia, ndërkaq në ditën e dytë, do të jetë testi nga matematika, fizika, informatika, kimia dhe biologjia.

Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mund të fokusohemi pak më shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve nga të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë me një numër të vogël pyetjesh, ka thënë mes tjerash zëvendësministri Popovci.

Ndërkaq nxënësit thonë që një gjë e tillë do ti ndihmojë që të përgatiten sa më shumë.

Edhe mësimdhënësit e kanë vlersuar lartë një vendim të tillë.

Gjithashtu Popovci njoftoi se testi i parë mbahet më 4 qershor dhe i dyti më 14 qershor, pra pasi të përfundojë viti shkollor ndërkaq  shtoi se është përgatitur edhe një udhëzues për testin e arritshmërisë i cili do të shpërndahet së shpejti.

Read Previous

Sipas Qendrës së Vaksinimit 107 mijë e 82 qytetarë janë imunizuar për një vit në Gjakovë

Read Next

23 vjet nga rënia e 14 dëshmorëve në Shishman të Bokës