Sipas Qendrës së Vaksinimit 107 mijë e 82 qytetarë janë imunizuar për një vit në Gjakovë

Sot është bërë një vit nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19  në  Kosovë. Përkundër sfidave situata është menaxhuar mirë në qytetin e Gjakovës. Gjatë kësaj periudhe sipas kryeinfermieres Makfirete Berisha janë vaksinuar 107 mijë e 82 persona.

Virusi nuk është zhdukur shton Berisha, andaj të gjithë ata që nuk janë vaksinuar duhet doemos të imunizohen me secilën prej dozave të parapara nga OBSH.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë Gjakova qëndron mirë sa i përket procesit të imunizimit, duke u renditur e katërta në nivel Kosove.

Read Previous

Qeveria tregon se kur do të miratohet projektligji për Paga

Read Next

Testi i arritshmërisë do të mbahet në dy ditë