Tesla tërheq mbi 1.8 milionë automjete nga tregu në SHBA

Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, po tërheq mbi 1.8 milionë automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të rrezikut të dështimit të softuerit ka thënë të martën rregullatori kombëtar i sigurisë së automjeteve, raportoi Reuters.

Kapaku i përparmë i automjetit mund të hapet dhe ta pengojë pamjen e shoferit, duke e rritur rrezikun për përplasje, ka bërë të ditur Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada. 

Tesla ka filluar të nxjerrë një përditësim të softuerit për ta rregulluar problemin.

Tërheqja prek disa automjete Model 3, Model S, Model X dhe 2020-2024 Model Y 2021-2024, ka njoftuar rregullatori. 

Tesla ka bërë të ditur se automjetet kanë qenë të pajisura me kapëse të kapakut të prodhuar në Kinë. /Koha.net/

Read Previous

Në Qafë Prush është shuar pjesa më e madhe e zjarrit

Read Next

Çertifikata për dhënien e provimit të patentë shoferit tani mund të shkarkohet në E-Kosova