Tërmet në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së martës në rajon, duke u ndier në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe zonat përreth.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka ndodhur më 10 shkurt, në orën 22:05. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, në koordinatat 42.117 gjerësi veriore dhe 20.986 gjatësi lindore, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash.

Sipas të njëjtave të dhëna, tërmeti është regjistruar rreth 23 kilometra në lindje-juglindje të Prizrenit dhe rreth 12 kilometra në veri të Tetovës.

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa lëkundjet janë ndier nga qytetarët në disa qytete të Kosovës.

Udhëzime të rëndësishme për qytetarët:

• Nëse ka lëkundje të tjera, qëndroni larg dritareve dhe objekteve që mund të bien.
• Brenda ambienteve, strehohuni nën tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.
• Pas lëkundjeve, dilni me kujdes në hapësira të hapura.
• Mos përdorni ashensorët dhe shmangni lëvizjet e panevojshme.
• Kontrolloni banesat dhe ndihmoni personat që kanë nevojë.
  • Informohuni vetëm nga burime zyrtare.

Read Previous

Dy profesionistë shëndetësorë pensionohen pas dekadash shërbimi

Read Next

Parashikimi i motit për sot