Të mërkurën në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me interval me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 9 dhe 12 gradë Celsius, transmeton KosovaPress.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 5 metër për sekondë./kp