Ter Stegen drejt largimit nga Barcelona

Rrugëtimit të Marc-Andre ter Stegen te Barcelona mund t’i ketë ardhur fundi. Gjermani nuk shihet më si opsioni numër 1 për portën e Barcelonës, aq më tepër që katalanasit janë hedhur në sulm për transferimin e portierit të Espanyol, Joan Garcia.

Në këtë situatë, Ter Stegen po shqyrton të gjitha mundësitë që ka në tavolinë dhe njëra prej tyre është largimi nga Barcelona. Portieri veteran i Barcelonës ka ngjallur interesin e Manchester City-t, “Qytetarët” e shohin gjermanin si një përforcim ideal për portën e tyre dhe për ta alternuar me brazilianin Ederson.

Portieri gjerman ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por në rast se vendos largimin nga Barcelona, e ardhmja e tij do jetë pikërisht në Premier League. Transferimi i tij pritet të kushtojë rreth 15 milionë euro. Ndërkohë, mediat vendase janë të bindura se portiere titullar i Barcelonës për sezonin e ri do jetë Joan Garcia, kartoni i të cilit kushton 25 milionë euro. /Telesport.al/

Read Previous

​Kina paralajmëron SHBA-në të mos luajë me zjarrin për shkak të Tajvanit

Read Next

KOMF: Fëmijët nuk mbrohen me fjalë, kërkohen veprime konkrete