Tensionet në Bregu Perëndimor, forcat izraelite tërhiqen nga Jenin

Forcat izraelite u tërhoqën nga Jenin në Bregun Perëndimor  dhe kampin e refugjatëve të vendosur atje pas sulmeve brutale që zgjatë 10 ditë.

21 persona u vranë në qytet dhe kamp, ​​tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Një dëshmitar okular tha për Reuters se forcat izraelite kishin lënë pas dëme të mëdha në infrastrukturën e qytetit.

Në një postim në Facebook, Ministria e Jashtme Palestineze akuzoi Izraelin se ka shkaktuar në Bregun Perëndimor të pushtuar shkatërrimin që ka shkaktuar në Rripin e Gazës, duke përmendur situatën në qytetet Jenin dhe Tulkarem, si dhe kampet e refugjatëve të vendosura atje. /abcnews.al

Read Previous

Kurti merr pjesë në ceremoninë solemne të Policisë së Kosovës

Read Next

Gjykata akuzon avokatët e Trump: Po pengojnë publikimin e hetimeve para 5 nëntorit