Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku pas një aksidenti trafiku është raportuar edhe për kërcënime dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës, më 13 tetor 2025, rreth orës 08:30, në rrugën “Gjergj Sokoli”, ku janë përfshirë dy vetura. Policia ka reaguar menjëherë dhe është paraqitur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.
Mirëpo, pas aksidentit, në vend kanë arritur edhe familjarë të njërës palë, të cilët kanë kërcënuar me fjalë palën tjetër dhe në shenjë revolte janë përplasur edhe me zyrtarët policorë. Si pasojë e këtij incidenti, një zyrtar policor është sulmuar fizikisht.
Raporti i plotë:
“Sot, më datë 13 tetor 2025, rreth orës 08:30, në rrugën “Gjergj Sokoli” ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Policia ka reaguar menjëherë dhe është paraqitur në vendin e ngjarjes.
Pas aksidentit në vendin e ngjarjes janë paraqitur familjarët e njërës palë ku kanë kërcënuar me fjalë palën tjetër dhe në shenjë revolte edhe ndaj zyrtarëve policorë, ndërsa një zyrtar policor është sulmuar edhe fizikisht.
Zyrtarët policor kanë ndërhyrë dhe tre persona janë shoqëruar në Stacionin Policor në Gjakovë dhe në koordinim me prokurorin e shtetit dy persona janë ndaluar për 48 orë dhe është inicuar rast “Kanosje” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe personi i tretë është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.