Tensione në Britani, protestuesit përleshen me policinë për vdekjen e një studenti pas arrestimit

Një numër i madh protestuesish janë përleshur me policinë në qytetin britanik të Southampton të martën vonë, për shkak të vdekjes së një studenti i cili ishte i prangosur nga policia pavarësisht se u kishte thënë oficerëve se ishte therë me thikë nga një person tjetër.

Rasti i 18-vjeçarit Henry Nowak në qytetin anglez në dhjetor ka tërhequr vëmendje të re pasi vrasësi u dënua me burgim të përjetshëm të hënën.

Vrasësi, 23-vjeçari Vickrum Digwa, i cili është Sikh (grup fetar indian), kishte raportuar në polici se ishte viktimë e një sulmi racist nga Nowak, i cili ishte i bardhë.

Oficerët në vendngjarje e besuan Digwan në atë kohë, por gjykata vendosi se ai gënjeu për sulmin.

Policia i kishte vënë pranga Nowakut pavarësisht se ishte i plagosur, dhe ai më pas kishte vdekur.

Protestuesit fillimisht u mblodhën jashtë stacionit të policisë së Southampton, pas së cilës ata marshuan drejt zonës afër vendit ku u vra Noëak, ku u përleshën me policinë e trazirave.

Zemërimi për mënyrën se si policia e trajtoi goditjen me thikë u rrit pas publikimit të një videoje që tregonte se oficerët e kishin injoruar Noëakun kur ai u kishte thënë atyre se ishte therur.

Kryeministri, Keir Starmer, ka thënë se ka pyetje që duhen përgjigjur në lidhje me mënyrën se si akuzat për racizëm ndikuan në vendimmarrjen në rastin e Nowak./koha.net

Read Previous

Çmimet e naftës rriten sërish teksa kriza SHBA–Iran thellohet

Read Next

Casemiro e vlerëson pozitiv faktin që Brazili nuk llogaritet favorit