Renditja botërore në tenis nuk ka pësuar ndryshime të mëdha pas përfundimit të Grand Slam-it të US Open, i cili u mbyll një javë më parë. Tenisti italian Jannik Sinner vijon të kryesojë për meshkuj. Ajo që bie në sy është diferenca prej 4,000 pikësh me ndjekësit. Aktualisht, në vendin e dytë ndodhet gjermani Alexander Zverev, i cili ka parakaluar Carlos Alcaraz-in (tani i treti) dhe Novak Djokovic-in (i katërti).
Te femrat, polakja Iga Swiatek vazhdon të dominojë, duke u shkëputur me 3,000 pikë nga ndjekësja e saj më e afërt, Aryna Sabalenka. Ndërkohë, italiania Jasmine Paolini ka hyrë për herë të parë në mesin e pesë tenisteve më të mira. /Telesport.al/
Renditja-Meshkuj, “top-5”
1-Jannik Sinner, 11,180 pikë
2-Alexander Zverev, 7,075 pikë
3-Carlos Alcaraz, 6,690 pikë
4-Novak Djokovic, 5,560 pikë
5-Daniil Medvedev, 5,475 pikë
Renditja-Femra, “top-5”
1-Iga Swiatek, 10,885 pikë
2-Aryna Sabalenka, 8,716 pikë
3-Jessica Pegula, 6,220 pikë
4-Elena Rybakina, 5,871 pikë
5-Jasmine Paolini, 5,398 pikë