Temperatura ekstreme në Uashington, numërohen dhjetëra viktima

epa08541315 A view of people at Venice Beach during a heatwave amid the coronavirus pandemic, in Los Angeles, California, USA, 11 July 2020. EPA/ETIENNE LAURENT

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën pas temperaturave ekstreme në Uashington, njoftoi Departamenti i Shëndetit i shtetit amerikan.

Një valë të nxehti ka përfshirë Paqësorin Veriperëndimor në fund të qershorit.

Departamenti theksoi se shumica e vdekjeve ndodhën në kontetë King dhe Pierce. Konteja King ka raportuar të paktën 15 vdekje, ndërsa ajo e Pierce konfirmoi 12 vdekje të lidhura me nxehtësinë.

Dita më vdekjeprurëse e valës së të nxehtit ishte 29 qershori, kur humbën jetën 33 persona, sipas këtij departamenti.

Nxehtësia është shpesh një vrasës i heshtur që përkeqëson kushtet bazike shëndetësore.

Mbetet i habitshëm fakti që vetëm një pjesë e vogël e atyre që vdesin kanë si shkak hiperterminë, thënë ndryshe momenti kur trupi mbinxehet në mënyrë të rrezikshme.

Read Previous

Pse te disa persona ka reaksione pas vaksinimit e te disa të tjerë jo?

Read Next

Mburret Lladrovci, tregon se si është rrahur me krejt shkollën