Tejkaloi në vijë të plotë, gjobitet shoferja, Policia publikon videon

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka dënuar një vozitëse në Belincë të Shtimes pasi e njëjta ka tejkaluar në vijë të plotë.

A.SH, e moshës 31 vjeçare është dënuar me 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, të cilën ajo e pranoi në tërësi.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read Previous

Michel: Samiti i BE-së në një kohë të pasigurisë së madhe globale

Read Next

Shqiptarët protestojnë në Bruksel, kërkojnë sanksionimin e Serbisë dhe proces të drejtë të dialogut