Të shtunën zhvillohet superderbi i javës ndërmjet FC Liburn dhe Mabetex-Prishtina

Këtë fundjavë do të zhvillohet Superderbi i javës së pesëmbëdhjetë i Superligës së Kosovës në Futsal ndërmjet Liburnit dhe Mabetex Prishtina.

Ndeshja do të luhet në palestrën e sporteve “Shani Nushi” të shtunën dhe fillon në ora 19:30.
Klubi gjakovar Liburn ka në dispozicion të gjithë lojtarët për këtë ndeshje dhe dy super perfocimet që ju bashkangjiten klubit dje kolumbianët Wilson Hilarión Cholas dhe Julián Porras Porritas.

Të gjithë adhuruesit e futsallit kanë mundësinë që këtë ndeshje ta shohin në televizionin Syri, pasi që do të transmetohet direkt në të gjitha platformat televizive. Përndryshe Liburni mban primatin në tabelë me 33 pikë të tubuara me 11 fitore, 0 barazime dhe vetem 1 humbje me golëvarazh 89-40 me plus 49 gola dallim.

Read Previous

Zgjim Hyseni: Qeveria gënjeu për reciprocitetin

Read Next

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë