Të shtëna në SHBA, të paktën 10 të vdekur brenda një dyqani

Një person i armatosur ka vrarë 10 persona në një supermarket Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, ka deklaruar policia.

Një burrë që besohet të jetë menaxheri i dyqanit ka hapur zjarr, më pas me armë ka vrarë veten.

Policia u ka thënë gazetarëve se sulmi ka ndodhur në orën 22:12 me orën lokale (03:12 GMT).

Zëdhënësi Leo Kosinski ka deklaruar se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm.

Fotot në mediat sociale kanë treguar një prani të madhe të policisë në vendngjarje dhe pamjet janë shfaqurnë internet, të cilat tregonin një dëshmitar okular – i veshur me uniformën Walmart – duke përshkruar atë që ka ndodhur.

“Mjerisht ne humbëm disa nga bashkëpunëtorët tanë”, ka deklaruar burri, duke sqaruar se nuk e dinte se sa nga kolegët e tij janë qëlluar, shkruan BBC

Sulmi i së martës në mbrëmje ka ardhur vetëm disa ditë pasi një person i armatosur kishte hapur zjarr në një klub nate LGBT në shtetin amerikan të Colorados, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 17 të tjerë./KosovaPress

Read Previous

Qeveria ua ulë pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve

Read Next

ShBA dhe Japonia rrisin moshën e daljes në pension