Të rinjët e organizatës “Handikos” u bënë pjesë e një trajnimi të organizuar nga “Jakova Innovation Center” i cili po zhvillohet në kuadër të projektit “Të bashkuar drejtë fuqizimit të të rinjëve, grave dhe grupeve në disavantazh”.
Ky projekt ka për qëllim përgatitjen e këtyre grupeve për tregun e punës. Pjesëmarrësit gjatë trajnimit përpos që u trajnuan, këtë trajnim e cilësuan edhe si argëtues.
Në kuadër të këtij projekti është bërë e mundshme të trajnohen 200 të rinjë, në komunën e Gjakovës, “Handikos” ishte grupi i fundit. Projekti për trajnimin e të rinjëve do të vazhdoj edhe në Junik dhe në komunën e Deçanit.
Pjesmarrësit e këtushëm thanë që shpresojnë që trajnime të tilla të vazhdojnë të mbahen edhe më tutje, pasiqë të njejtat janë shumë të dobishme për ta.