Kështu kanë vendosur të mbajnë trajnimin sot. Këta të rinjë të Gjakovës, janë mbledhur para komunës me një kërkesë specifike, krijimin e qendrës rinore. Sipas Viola Tanushit , nga programi Up To Youth i USAID-it, ky aktivitet sensibilizues ka për qëllim të dëgjohet zëri i rinisë për kërkesën e kahmotshme, të krijimit të qendrës rinore.
Kjo iniciativë u mbështet nga të rinjtë e Gjakovës që për vite kanë lobuar të realizohet një qendër e përgjithshme. Ata shpresojnë që pas kërkesës së sotme drejtuar komunës, të cilën e kanë paraqitur edhe me shkrim , të hasin në mirëkuptim.
Të rinjët shpresojnë që kjo kërkesë e tyre të merret parasysh dhe Gjakova të bëhet me një qendër rinore ku mund të realizohen trajnimet e të rinjëve.