Të martën tërheqja e shortit për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se shorti për edicionin e ri garues 2024/25 në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll do të tërhiqet të martën, më 23 korrik.

“Ceremonia e tërheqjes së shortit do të zhvillohet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës në orën 13:00 dhe do të bëhet në praninë e përfaqësuesve të klubeve dhe mediave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sivjet në elitën e futbollit kosovar marrin pjesë këto skuadra: Ballkani, Llapi, Drita, Malisheva, Gjilani, Prishtina, Feronikeli74, Dukagjini, Suhareka dhe Ferizaj. /RTKlive/

Read Previous

Temperaturat e larta shtojnë numrin e pacientëve në QKMF

Read Next

​Pse nuk ka ekip futbolli të meshkujve të Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike Paris 2024?