Të hënën mbahet seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën ku do të diskutohet për raportin e ri gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut do të mbahet të hënën në ora 09:00.

Por, sipas Security Council Raport (SCR) seanca mund të jetë e mbyllur për publikun, për shkak të tensioneve mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

“Të dyja palët përdorën seancën e hapur të Këshillit të Sigurimit për të shtyrë përpara narrativat e kundërta rreth nxitësve të paqëndrueshmërisë rajonale”, thuhet në raportin nga organizata jo-profitabile, misioni i së cilës është avancimi i transparencës dhe efektivitetit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një ndër çështjet kryesore që do të trajtohen pritet të jenë zbatimi i Marrëveshjes Bazë mes Kosovës dhe Serbisë (Bruksel, 27 shkurt dhe Ohër, 18 mars) dhe sulmi terrorist në Banjë të Zveçanit në veri të Kosovës, përballja do jetë në nivel presidentësh.

Aty gjithashtu përmendet edhe dështimi i raundit të fundit të nagociatave diplomatike nën kujdesin e BE-së në Bruksel, duke shënuar një tjetër dështim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve armiqësore që kurrsesi të dalin nga situata para-konfliktuale.

“Anëtarët e Këshillit të  Sigurimit janë të bashkuar në mbështetjen e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar kushte për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ndarjet e thella midis anëtarëve të përhershëm, megjithatë, kanë vazhduar të karakterizojnë qasjen e këshillit ndaj çështjes”.

Që nga miratimi i Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018.

Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit.

/albanianpost/

Read Previous

Rrëfimi i jashtëzakonshëm i Jasir Asanit: Kam pritur tetë vite për të luajtur me Kombëtaren

Read Next

Kurti për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi: Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton