Të enjten ​deputetët diskutojnë për arsimin në vend

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të enjten të mbahet seancë e rregullt plenare. Përveç debatit për arsim, të zgjedhurit e popullit do të diskutojnë edhe për përbërjen e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të bordit të RTK-së dhe komisionit të pavarur për media. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovws (PDK) në mbledhjen e sotme ka paraqitur iniciativën për t’i ndihmuar sektorit privat, përmes plotësim-ndryshimit të Ligjit për TVSH-së.

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se deri në fund të këtij muaji komisionet do të nisin shqyrtimin e projektligjeve.

Kusari-Lila: Kryesia e Kuvendit sot ka vendosur që seanca e radhës plenare të jetë me datën 27 maj

“Kryesia e Kuvendit sot ka vendosur që seanca e radhës plenare të jetë me datën 27 maj. Një seancë e re plenre. Përveç debatit për arsim në mbledhjen të kryesisë është dakorduar për përbërjen e komisioneve ad-hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe komisionit të pavarur të mediave. Konsiderojmë se është e domosdoshme që sa më parë të ngritët funskionalititet i trupave që i raportojnë Kuvendit dhe të plotësohen të gjitha pozicionet që kanë mbetur vakante për arsye të ndryshme… Ky fund muaj do t’i gjejë të gjitha komisionet me agjendë legjislative në përputhshmëri me agjendën që është dërguar nga qeveria dhe plotësime të tjera që deputetet do t’i bëjnë sipas iniciativë të tyre”, tha ajo.

Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza tha se përmes ndryshimeve në Ligjin për TVSH synojnë t’i japin një mundësi sektorit privat.

Hamza: Synojmë përmes ligjit për TVSH-në t’i jepet një mundësi sektorit privat

“Duke pa që qeveria nuk e ka vëmendjen e duhur sa i përket situatës ekonomike dhe përkrahjes së sektorit privat. Duke pas konsideratë rolin tonë opozitarë dhe ofrimin alternativave, ne si PDK kemi deponuar me iniciativë ligjore që ka të bëjë me Ligjin për TVSH-në. Qëllimi është që të përkrahet sektori privat dhe përmes këtij ligji t’i jepet mundësi sektorit privat dhe të vazhdojnë reformat. Një prej çështjeve më të rëndësishme të këtij ligji është kalimi i pagesës së tvsh-së në brendi, jo në kufi. Kjo do t’i ndihmon shumë bizneset dhe do të ndihmojë në likuiditetin e bizneseve dhe uljen e kostos për bizneset. E dina që është një reformë e madhe dhe kjo duhet të ndodh dhe është dashur të ndodh më herët”, tha ai.

E pyetur për vaksinimin e deputetëve, u.d e shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Kusari-Lila tha se të njëjtit do të vaksinohet sipas grup-moshave dhe planin të MSH-së.

Derisa tha se pe për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm dhe dinamikës së punës edhe gazetarët duhet të përfshihen në kategori të rrezikuara për vaksinim.

Kusari-Lila: Deputetët do të vaksinohet sipas grup moshave dhe planit për vaksinim

“Sa i përket vaksinimit të deputetëve nuk e konsiderojmë se duhet të jetë përjashtim nga kategoritë e moshës së qytetarëve, nuk është trajtuar asnjëherë dhe nuk besoj se do të jetë në trajtim. Deputetët do të vaksinohet sipas grup moshave dhe planit për vaksinim[…]Duhet të jenë mediat për shkak ekspozimit të vazhdueshëm dhe dinamikës së punës”, u shpreh ajo./KosovaPress/

Read Previous

Gjakovë, 1 rast pozitiv me Covid-19

Read Next

Dua Lipa reagon ndaj organizatës që e quajti atë antisemitike