Tarifat e Trump, Rama: Nuk kemi arsye të kemi asnjë shqetësim

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, kryeministri Edi Rama u pyet edhe në lidhje me qëndrimin e qeverisë shqiptare sa i përket tarifave të shpallura nga Donald Trump.

Rama tha se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me këtë çështje. Qasja e qeverisë shqiptare, shtoi ai, është e thjeshtë dhe komode duke parë edhe vetë volumin e tregtisë së vendit me SHBA-në.

“Unë nuk kam asnjë koment për këtë. Nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me këtë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe në një farë mënyre komode për pozicionin tonë për vetë volumin e tregtisë që ne kemi me SHBA. Në rast se i referoheni edhe tabelës së tarifave të shpallura nga Salla Ovale nuk kemi asnjë arsye të kemi asnjë shqetësim”, tha Rama.

Kujtojmë se SHBA-ja ka vendosur një tarifë bazë prej 10% për importet drejt Shqipërisë./tvklan.al

Read Previous

Kryetarët e partive nuk do të marrin pjesë në takimin me Konjufcën, dërgojnë përfaqësues

Read Next

Taulant Balla kërkon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian