Tanja Fajon: Zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, gjatë një vizite zyrtare në Bratislavë u prit edhe nga presidenti i ri i Sllovakisë, Peter Pellegrini, me të cilin ndër të tjera u fol edhe për sfidat aktuale në Ballkanin Perëndimor, zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe zhvillimet globale.

Në një postim në platformën X, ministrja sllovene, Tanja Fajon, bëri të ditur se në takimin me homologun sllovak, Juraj Blanár, tha të martën, se zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi për të gjithë.

Fajon theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të lihen mënjanë në këtë proces. 

Ajo mori pjesë edhe në këshillimin diplomatik të Sllovakisë, ku theksoi sfidat me të cilat përballet Sllovenia si një shtet më i vogël në arenën ndërkombëtare.

Kurse në takimin me homologun sllovak, Juraj Blanár, të dy ministrat diskutuan për të ardhmen e zgjerimit të BE-së. Ata theksuan rëndësinë e një procesi më efikas, të besueshëm dhe dinamik të zgjerimit, ndërsa ministrja Fajon deklaroi: “Zgjerimi është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një mundësi për të gjithë ne”. /RTKlive

Read Previous

Kosova gati të mirëpresë garat botërore të pingpongut

Read Next

Burgim i përjetshëm për dy persona për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi