Talibanët e kanë ndaluar hyrjen në Afganistan të raportuesit special të emëruar nga Kombet e Bashkuara, Richard Bennett, tha zëdhënësi i administratës për transmetuesin lokal Tolo, duke akuzuar mbikëqyrësin e të drejtave të njeriut për “përhapje propagande”.
Bennett u emërua nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në vitin 2022 për të monitoruar situatën e të drejtave të njeriut në Afganistan pasi talibanët morën pushtetin vitin e kaluar./reuters/