Takohet Grupi Punues Kosovë-KiE, flitet për të arriturat në sundimin e ligjit

Të martën është mbajtur takimi i përbashkët i Grupit Punues ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve nga Këshilli i Evropës (KiE).

Aty u fol për rezultatet që ka arritur Kosova në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e lirinë e medieve.

Për gjitha këto, i pari foli zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Ai foli për rezultatet në këto fusha, me ç’rast përmendi raportet ndërkombëtare për Kosovën.

“‘World Justice Project’ e rendit Kosovën të parën në Evropë dhe të dytën globalisht për përmirësimin e madh në sundimin e ligjit. Në indeksin e Transparency International, Kosova ka përmirësuar për 20 vende në dy vitet e fundit. Kosova është përmirësuar për 23 vende sa i përket lirisë së mediave. Përfundimi i fazës fillestare zë anëtarësimit është një moment i rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimit të plotë në Bashkësinë Ndërkombëtare dhe qytetarët e saj drejt përfitimeve nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmave të saj”, tha ai.

Drejtori për Koordinim të Programeve të Këshillit të Evropës, Claus Neukrich, tha se e kanë ndihmuar Kosovën në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Por që shtoi se duhet ende punë në sundimin e ligji, ku përmendin Konventën e Stambollit.

“Siç e dini Këshilli i Evropës aktivitet me Kosovën i bazon në parimin e kapaciteteve profesionale duke mbajtur qasje neutrale. Ne kemi kryer projekte në të kaluarën, projekte të bashkëpunimit duke përfshirë  luftës kundër korrupsionit sa i përket metodologjisë dhe pastrimit të parave”.

“Në sistemin e drejtësisë më e rëndësishme është të përmendim rezultatet e raporteve të grupit të eksperteve kundër trafikimit me qenie njerëzore sa i përket konventës së Stambollit”, tha ai.

/EO/

Read Previous

Giresse: S’mund të gabojmë më, Rumaninë e presin disa surpriza në Prishtinë

Read Next

Ibrahimi kërkon të krijohet Fondi Emergjent për komunat: Dëmet nga vërshimet e fundit s’janë kompensuar ende