Takohen krerët e Policisë

Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Prodën.

Me anë të një njoftimi në Facebook të policisë së Kosovës, bëhet e ditur takimi është mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, sot ka pritur në takim miqësor drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shqipërisë Ilir Proda, po ashtu i shoqëruar edhe nga zyrtarë të lartë policorë të shtetit. Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së’’, thuhet në njoftim.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis dy policive.

‘’Takimi u përmbyll me zotimin e dy përfaqësuesve kryesorë të dy institucioneve simotra, për rritje të mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen, duke u zgjeruar edhe në fusha të reja me interes të përbashkët’’, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Read Previous

Spanja të bëjë “çfarëdo që duhet” për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve

Read Next

Vendosen përsëri pengesat e larguara pesë ditë më parë nga inspektorët komunal