Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur në një konferencë për media për mundësinë e një takimi në mes të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Peskov ka thënë se një takim i mundshëm mes dy presidentëve duhet të paraprihet nga një elaborim i detajuar i përmbajtjes së marrëveshjes.
“Ne kemi thënë tashmë se samiti duhet të paraprihet nga kompletimi i punës me përmbajtjen e marrëveshjes, nënshkrim i tekstit të marrëveshjes nga zyrtarë të lartë. Vetëm atëherë mund të flasim për samitin”, ka thënë Peksov, raporton Interfax.
Ai ndërkohë s’ka specifikuar ndonjë afat kohor të mundshëm për një takim Putin-Zelensky. Moska dhe Kievi kanë mbajtur disa takime radhazi me synimin për arritjen e një marrëveshje paqeje. Takimi i fundit në Stamboll ku nikoqir ishte Reccep Tayip Erdogan u vlerësua si më produktivi deri tani, megjithatë Evropa dhe Washingtoni vazhdojnë të jenë skepktik ndaj Moskës dhe Putinit.
Kushti kryesor i Rusisë është që Ukraina të kthehet në statusin neutral dhe të mos i bashkohet NATO-s, derisa Ukraina ka kërkuar garanci të sigurisë nga Perëndimi që janë të barazvlershme me kapitullin 5 të NATO-s./Express/