Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof gjatë qëndrimit në Kosovë, do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeministrin, Albin Kurtin.
Presidenca ka njoftuar se takimi mes Osmanit dhe Kasanof do zhvillohet në ora 16:00.
Kasanof do të takohet edhe me Kryeminsitrin, Albin Kurtin. Qeveria por as ambasada e SHBA-së nuk kanë treguar për kohën e takimit.
Të mërkurën, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof qëndroi në Beograd. Ai u takua
presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Pas takimit Vuçiq ka theksuar se ka biseduar për situatën në rajon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
“Kam theksuar situatën jashtëzakonisht të vështirë dhe të ndërlikuar në Kosovë dhe kam treguar për kushtet pothuajse të pamundura në të cilat jeton populli serb”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Sipas tij, për një dialog konstruktiv nevojiten dy palë dhe se Serbia mbetet e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të problemeve, “pavarësisht përshkallëzimeve të panevojshme të tensioneve nga njëra anë”. /RTKlive