Takime interesante në xhiron e 19-të të Superligës së basketbollit të Kosovës

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi i parë do të jetë mes Vëllaznimit dhe Yllit, vendit të pestë, përkatësisht të katërt në renditje. Kuqezinjtë kanë tetë fitore e dhjetë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore e tetë humbje, andaj pritet një sfidë e barabartë.

Të shtunën do të përballen dy skuadrat me traditë, Prishtina dhe Bashkimi. Bardhekaltrit janë në vendin e tretë me 12 fitore e gjashtë humbje, kurse Portokallezinjtë në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 11 humbje.

Të dielën do të përballen Prizreni me Trepçën. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit janë liderë me 16 fitore e dy humbje, prej tyre 11 fitore radhazi.

Dueli i fundit është mes Pejës dhe Istogut. Kampionët e Kosovës shihen si favoritë, pasi janë në vendin e dytë me 13 fitore e pesë humbje, ndërsa skuadra istogase ka vetëm një fitore e 17 humbje.

/fbk/

Read Previous

DASh i ndalon përkohësisht fondet shtesë për agjencinë e OKB-së

Read Next

Përfundon vlerësimi për veprimet e policisë lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë, IPK publikon raportin