Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dje (e enjte) i pati në dorë të gjitha instrumentet shtetërore për të penguar meshën në Kishën Ortodokse në kampusin universitar të Prishtinës por nuk e bëri atë.
Ai madje fitoren e Kurtit në zgjedhjet e fundit e ka quajtur si aksident elektoral.
Tutje deputeti i PDK-së kërkoi nga Kurti që çështja e Asociacionit mos të diskutohet një asnjë takim me Serbinë.
Shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare në vend tha se sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti presin të tregoj për temat që do t’i prezantoj Kosova në takimin e 15 qershorit.
Ai e këshilloi Kurtin të mos ik nga përgjegjësia e mos të dezertoj./KosovaPress