Tahiri: Kemi bërë një punë të madhe për reformën zgjedhore në Komisionin Ad-Hoc

Kryetar i Komisionit Ad-Hoc në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se gjatë viti të kaluar në këtë komision së bashku me të gjitha grupet parlamentare e në kohezion të plotë dhe me konstruktivitetin e të gjitha partive, kanë bërë një punë të madhe për reformën zgjedhore.

Ai ka shkruar në facebook se është optimist se deri në mesin e vitit 2023 do të jenë të gatshme të gjitha rekomandimet, që sistemin zgjedhor të Kosovës të nxirret në një tjetër nivel, si proceduralisht ashtu edhe përmbajtësisht.

Postimi i plotë:

Fuqizimi i parimeve demokratike në procesin zgjedhor është imperativ për emancipim politik. Gjatë vitit 2022, si Kryetar i Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, së bashku me të gjitha grupet parlamentare e në kohezion të plotë dhe me konstruktivitetin e të gjitha partive, kemi bërë një punë të madhe për reformën zgjedhore. Duke u nisur nga java e ardhshme, do ta vazhdojmë me përkushtim aty ku kemi mbetur dhe jam optimist se deri në mesin e vitit 2023 do t’i kemi të gatshme rekomandimet, që sistemin zgjedhor të Kosovës e nxjerrin në një tjetër nivel, si proceduralisht ashtu edhe përmbajtësisht. /EO/

Read Previous

Oqeanet arritën temperatura rekord gjatë 2022

Read Next

Gara e Kuzhinierëve mbahet për 4 ditë në Prishtinë – pjesëmarrësit vlerësohen nga një juri ndërkombëtare