Tahiri: Fillim kaotik i vitit shkollor, Qeveria prej një problemi i krijon dhjetë të tjerë

Shefi i grupit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, fillimin e vitit të ri shkollor e ka quajtur “kaotik” për çështjen e teksteve shkollore.

Tahiri, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se ekzekutivi i qaset një problemi duke krijuar shumë të tjerë.

“Një fillim kaotik i vitit të ri shkollor. Demotivim total i mësimdhënësve, prindërve e fëmijëve. Kjo qeveri i qaset një problemi a sfide duke i gjeneruar dhjetë të tjera”.

“E pakoordinuar nga brenda, e ç’akorduar me të tjerë, as nuk administron, as nuk menaxhon, as nuk qeverisë, krejt çfarë bën është një vendimmarrje, rezultatet e së cilës nuk është në gjendje t’i projektoj e as t’i njoh”.

Sipas tij, organizimi shtetëror është duke shkuar vetëm drejt dobësimit.

“Është dobësuar organizimi shtetëror, çdo hallkë institucionale ka ra, gjithçka është formë e shumë pak përmbajtje”.

“Njerëzit në radhë për të ikur nga vendi, jo fort për vete, sepse as shpresë tashmë nuk kanë, por për t’i dhënë mundësi fëmijëve të tyre të ëndërrojnë e shpresojnë”, ka shkruar Tahiri. /Albanianpost.com

Read Previous

Sistemet e kontrollit ajror në Britaninë e Madhe në kaos, linjat ajrore paralajmërojnë vonesa

Read Next

Dogana e Kosovës sekuestron duhan dhe cigare elektronike të kontrabanduara