Tafarshiku reagon për postimin e Kryetarit Gjini

Ali Tafarshiku, asambleist nga radhët e Alternativës në komunën e Gjakovës ka reaguar ndaj kryetarit Ardian Gjini duke thënë se: Mjetet buxhetore për renovimin e Stadiumit të qytetit të Gjakovës, janë në buxhet të Republikës së Kosovës: 450,000.00 për vitin 2021.

“Tash, pasi që kryetari për mes mashtrimeve po do me bo politikë, nuk po pritoj fare me ia parashtru disa pyetje dhe fakte. Së pari me cķa po do kryetar me e maru ti Stadiumin, kur në buxhet të Komunës nuk e ke planifiku asnjë cent?? Thjeshtë po të pyes sepse premtim ke dhënë edhe për Trenin në Gjakovë, nënkalimin te Posta e Qytetit etj, por çka ke realizu?? Vetëm tendera të asfaltit “kep e shkep” që thotë populli, tendera betoni dhe leje ndërtimi vend e pa vend, të gjitha në favor të kompanive, grupeve dhe individëve të afërt me Aleancën. Stadiumi i qytetit ka mu kry ama pa KEQËPËRDORIME kryetar. Nëse mundesh me e përfundu atë asfalt në qendrën e qytetit si duhet, mirë kishe bo. Nga njëra anë po ta kuptoj paniken se e ke fillu fushatën kogja heret për mandatin e dytë, ama jo me të pa vërteta sepse nuk të ka hije. Të gjitha do bëhen pa merak, ashtu siç u bë Ngrohtorja e re, Komuna e re, QKMF-ja e Re, që dikur nuk besove, por që tash po krekosesh me ju pre shiritat rezultateve të dikujt tjetër. Qetsohu kryetar dhe mos shpërndaj dezinformata as ndaj tifozëve, sportdashësve dhe as ndaj gjakovarëve në përgjithësi. Stadiumi i Gjakovës mbetet në buxhet dhe do vazhdoj të ndërtohet në mënyra të rregullta me transparencë të plotë. Bashkangjitur keni pjesët nga buxheti zyrtar i Republikës së Kosovës i cili nuk i është nënshtruar asnjë rishikimi deri me tani. Nëse sipas Ardian Gjinit këto mjete (që nuk ka shans) janë hequr nga kodi për renovimin e stadiumit të Gjakovës, atëherë e inkurajoj që të prezantoj fakte, e jo pallavra politike.” ka shkruar ne rrjetin e tij social facebook.

Read Previous

Ekspozitë me punime artistike nga nxënësit e shkollës “Zekeria Rexha”

Read Next

Agon Batusha reagon për stadiumin e qytetit të Gjakovës