Tabela ndihmëse pengesë për kalimtarët në rrugën “Marin Barleti”

Që prej vendosjes së kësaj tabele ndihmëse në rrugën “Marin Barleti”, përballë Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë, shumë qytetarë shprehen të shqetësuar për pozitën e ulët të vendosjes së saj. Kjo gjë ka bërë që shumë kalimtarë të rastit të lëndohen pasi që edhe trotuari është i ngushtë.

Punonjësi i Sigurimit që qëndron pjesën më të madhe të ditës aty, është dëshmitar që shumë kalimtarë në këtë rrugë janë lënduar sidomos nga pjesa e prapme e mbrehtë e saj.

Në lidhje me këtë tabelë ekipi ynë ka pyetur Leke Sinën, udhëheqës i sektorit të komunakicionit në komunën e Gjakovës, nëse pritet të rregullohet ky problem. Ai përmes një emaili nga zyra për informim ka thënë:

Pershendetje te nderuar, Tabela për të cilën ju po interesoheni eshte ne listen e tabelave qe do te rregullohen ne momentin e pare qe komuna do ta nenshkruaj kontraten me kompanine per mirembajtjen e sinjalizimit, pasiqe per momentin nuk e kemi te kontraktuar nje kompani qe e kryen nje sherbim te tille.

Read Previous

Qytetarët pro dhe kundër tërheqjes së fondeve nga trusti pensional

Read Next

Mësuesi Aliriza Rraci në vitin 1966 kishte krijuar orkestrën e harmonikës në Gjakovë