Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për caktimin e datës për votim të shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok.
Szunyog në platformën ‘X’ ka shprehur përkrahjen evropiane ndaj KQZ-së për procesin e verifikimit të nënshkrimeve, e pastaj edhe vendimin për caktimin e datës së votimit për tërheqjen e drejtuesve.
“Tashmë është thelbësore që KQZ të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të qetë dhe për të krijuar kushte për votim të lirë dhe të ndershëm. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje gjatë gjithë këtij procesi”, ka shkruar ai.
/rtklive/