Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, vlerëson se reforma në Administratën Publike është çelës për anëtarësim në union.
“Reforma në Administratën Publike është çelësi kyç për anëtarësim në Bashkimin Evropian ku duhet të ofrohen shërbime cilësore për qytetarët dhe shërbyesit civilë” tha Szunyog.
Teksa foli për reformat e nisura, Szunyog tha se Administrata Publike ka disa boshllëqe në të cilat duhet punuar shumë.
Ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti, që ishte pjesë e konferencës vjetore “Par Progresi Kosovës 2023” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se reformimi i Administratës Publike ishte urgjencë pasi raportet vendore e ndërkombëtare tregonin gjendjen e këtij institucione ku reformat ishin të domosdoshme.
/GazetaSinjali/