Szunyog: Kam besim se Këshilli merr vendim për vizat në këtë vit

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës kanë organizuar diskutimin me temën “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”. Në këtë debat kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai ka përgëzuar presidencën çeke rreth angazhimit të saj në procesin e heqjes së vizave për Kosovën.

“Kam besim se do të merret vendimi nga Këshilli para përfundimit të këtij viti. Do të merret vendimi gjatë vitit 2022. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë dhe atëherë do të heqim një problem nga tavolina”, tha Szunyog.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Tentoi të kalonte 59 emigrantë në Kosovë, arrestohet 18-vjeçari në Kukës

Read Next

“Bild”: Putin po luan me zjarrin në kufijtë e NATO-s