Szunyog: Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se është tmerruar nga vrasja e mbrëmshme e shtatzënës në Prishtinë.

Ai ka quajtur të papranueshëm vrasjen e gruas nga ish-bashkëshorti i saj.

“Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Kjo është e papranueshme! Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave.”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Ndryshe, mbrëmë një burrë ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë, siç është raportuar, ka qenë duke pritur për të lindur.

Gjykata Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35 vjeçares, e cila është vrarë në oborrin e QKUK-së. /KosovaPress

Read Previous

Çfarë po u mëson lufta në Ukrainë ushtrive Perëndimore?

Read Next

​OKB: Mbrojtja e ekosistemeve të botës kërkon 384 miliardë dollarë në vit