Szunyog: Dorëheqja e kryetarëve në veri, mënyra më e mirë për të ecur përpara

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka bërë ftesë për të gjithë aktorët politikë, të të gjitha niveleve që të angazhohen për një proces që çon në zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri.

Ai ka thënë se kjo duhet të ndodhë sa më parë, e që në proces duhet të marrin pjesë edhe qytetarët serbë.

“Mbajtja e shpejtë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale me pjesëmarrjen e pakusht të serbëve është ende kyçe. Nisja e mbledhjes së nënshkrimeve për peticion për kryetarët është shenjë që tregon rëndësinë e garantimit që bojkoti si në prill nuk do të përsëritet”, ka thënë Szunyog për Kosovo-online.

“Në të njëjtën kohë, BE vazhdon të mendojë se dorëheqja e kryetarëve do të ishte mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të ecur përpara”. /Klankosova.tv/Kosovo-online/

Read Previous

Osmani: Procesi i dialogut duhet të rimendohet

Read Next

Fotografi satelitore të Gazës, dallimi nga para dhe pas sulmeve izraelite