Szczęsny: Barcelona më ka ofruar rinovimin, por ende nuk kam vendosur

Pas fitores dramatike në “El Clásico” kundër Real Madridit me rezultatin 4-3, Wojciech Szczęsny ka zbuluar për herë të parë se Barcelona i ka ofruar rinovim kontrate. Portieri polak 34-vjeçar, i cili erdhi fillimisht për të zëvendësuar të dëmtuarin Ter Stegen, ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë për “Canal+”: “Nuk e fsheh që më është ofruar zgjatje 2-vjeçare e kontratës, por ende nuk kam vendosur. Dua të marr një vendim së bashku me familjen time, për të parë çfarë është më e mira për ne”.

Kontrata aktuale e Szczęsny skadon në fund të sezonit, por firma e rinovimit nuk ka ardhur ende: “Ia kam borxh familjes sime, gruas sime, që t’i marrim së bashku vendime të tilla. Shumicën e vendimeve në shtëpi i merr ajo, dhe nuk më vjen turp ta them. Vendimet për karrierën në futboll zakonisht i marr unë, por kjo situatë është shumë e veçantë.

Kur erdhëm këtu, kishim menduar të qëndronim vetëm një vit, të ndiqnim ëndrrat tona dhe më pas të ktheheshim të luanim golf. Do të vendosim në javët e ardhshme. Duhet të mendojmë edhe për gjëra praktike, si shkolla e fëmijëve dhe zhvendosja. Për momentin, po e shijoj atë që kemi arritur dhe nuk po e shtroj ende pyetjen nëse do të qëndroj apo jo”.

I ardhur për të mbuluar mungesën afatgjatë të Ter Stegen, Szczęsny ka sjellë qetësi dhe siguri në portën e Barcelonës. Rikthimi i tij në fushë, pas një tërheqjeje të përkohshme nga futbolli, rezultoi vendimtar për ekipin katalanas. Bilanci i tij është mbresëlënës: 23 fitore, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje në 29 paraqitje, me 13 ndeshje pa pësuar gol.

Ai ka fituar besimin e trajnerit Hansi Flick dhe dashurinë e tifozëve katalanas. Pavarësisht se çfarë do të vendosë, Szczęsny është tashmë shumë pranë fitimit të titullit në La Liga. /Telesport.al/

Read Previous

Hashim Thaçi nga Haga telefonon Edi Ramën

Read Next

​Papa ka një thirrje për gazetarët