Sveçla takohet me homologun e tij bullgar

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij bullgar në Sofje, Atanas Ilkov.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla shprehet se ata biseduan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që i bashkojnë për t’i zgjidhur, transmeton Klankosova.tv.

“U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt. Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformimin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani”, ka shkruar ministri./Klankosova.tv

Read Previous

Gjermania zgjeron dërgesat e armëve në Izrael

Read Next

Gërvalla flet me shqiptarë në Zvicër për sfidat e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë