Sveçla: Policia është e gatshme të ofrojë rend dhe siguri

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe e gatshme që të ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë Republikës së Kosovës në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë.

Sveçla tha se garantimi i sigurisë është mision e detyrë e tyre të cilën do e zbatojnë me përpikmëri e vendosmëri.

Ai theksoi se ligjshmëria, respektimi dhe zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë rruga e duhur dhe e vetme në mbrojtjen e frymës dhe vet institucioneve, sundimin e rendit e të ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.

Read Previous

OBSh në Ukrainë: Rreth tre milionë njerëz do të lëshojnë shtëpitë e tyre

Read Next

Mehaj në takim me kongresmenin Torres ripërsëritë kërkesën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë